Muharremaj: Mungesa e energjisë elektrike në Komunën e Suharekës duhet të evitohet

nga D V

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pas pranimit të ankesave nga qytetarët ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike.

“Mungesa e energjisë elektrike në Komunën e Suharekës, duhet të evitohet dhe duhet të ketë një zgjidhje për qytetarët për furnizim të rregullt”, ka bërë të ditur Muharremaj, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se e mirëkupton shqetësimin e qytetarëve dhe se ka pranuar telefonata e kërkesa të shumta lidhur me mungesën e energjisë elektrike në territorin e kësaj komune.

“Megjithëse kjo nuk është në kompetencën tonë komunale, unë i kam kontaktuar zyrtarët e KEDS-it dhe më është thënë, se kjo po vjen si rezultat i mbingarkesës. Unë sërish i bëj thirrje institucioneve kompetente, që të kemi një zgjidhje sa më të shpejtë”, përfundon reagimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More