Murati: Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

nga D. V.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Murati e ka quajtur këtë si lajm të mirë, transmeton Telegrafi.

“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale”, ka pohuar Murati përmes një postimi në Facebook.

Murati ka shkruar se Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More