Murtezani: Financimi i tranzicionit energjetik kërkon qasje strategjike dhe vizion të përbashkët

nga Xh M

Shkup, 17 qershor – Zhvillimet dinamike gjeopolitike e përforcuan nevojën që Maqedonia e Veriut të përshpejtojë kalimin drejt burimeve të rinovuara të energjisë dhe pavarësisë më të madhe energjetike. Vendi mbetet partner aktiv dhe i përkushtuar në procesin rajonal në transformimin energjetik. Përmes qasjes vizionare, kornizës rregullator të harmonizuar dhe partneriteteve të fuqishme ndërkombëtare, vendi jo vetëm që po ju përgjigjet sfidave globale, por edhe në mënyrë aktive po kontribuon në formësimin e tyre, tha ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Në panelin me titull “Financimi i ambicioneve të energjetikës”, i cili u mbajt në kuadër të Forumit të hartimit të së ardhmes së energjetikës së Ballkanit Perëndimor (MEF-WB Energy Forum 2025) , Murtezani theksoi se Qeveria rishikoi Planin Nacional të energjetikës dhe klimatik se si të përafrohet plotësisht me Marrëveshjen e gjelbër Evropiane dhe Marrëveshjen e komunitetit energjetik, dhe njëkohësisht mobilizon të gjitha instrumentet në dispozicion për financim, siç janë Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe IPA III.

Në këtë kontekst, Murtezani theksoi rëndësinë e integrimit rajonal, projekteve të përbashkëta të infrastrukturore dhe modeleve fleksibile të financimit si parakusht për tranzicion të qëndrueshëm.

Lidhur me pyetjen për sektorët dhe investimet prioritare, Ministri theksoi katër fusha kryesore: prodhimin e energjisë së rinovueshme, modernizimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike, efikasitetin e energjisë dhe elektrifikimin e transportit.

“Në këto fusha, Murtezani tha se Qeveria në mënyrë aktive po zbaton nisma që synojnë jo vetëm përshpejtimin e kalimit në burime të energjisë së gjelbër, por edhe të sigurojnë infrastrukturë të qëndrueshme të energjetikës, transport më të mirë urban dhe përmirësimin e performancave energjetike të ndërtesave publike. Theksi vendoset në zgjidhje që janë të qëndrueshme afatgjatë, gjithëpërfshirëse sociale dhe në përputhje me qëllimet evropiane dhe rajonale”, theksoi Ministri.

Murtezani në fund theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner aktiv dhe i përkushtuar në procesin rajonal në transformimin energjetik dhe se përmes qasjes vizionare, kornizës rregullator të harmonizuar dhe partneriteteve të fuqishme ndërkombëtare, vendi jo vetëm që po ju përgjigjet sfidave globale, por edhe në mënyrë aktive po kontribuon në formësimin e tyre. Forumi për Hartimin e së ardhmes së energjetikës së Ballkanit Perëndimor ka për qëllim, përmes angazhimit të përbashkët, të kalojë nga idetë në investime reale, të cilat do të sjellin të ardhme energjetikë më të pastër, më të sigurt dhe më konkurruese për të gjithë rajonin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More