Murtezani nga Dollnen: Fondet europiane, mundësi për zhvillimin e bujqësisë

nga Xh M

Dollnen, 9 tetor – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, vizitoi sot komunën e Dollnenit për t’i dhënë përkrahje kandidatit të VLEN-it, Blerim Islami.

Gjatë vizitës, Murtezani u takua me përkrahës dhe banorë të zonës, me të cilët bisedoi për mundësitë që ofrojnë fondet europiane në zhvillimin e bujqësisë. Ai theksoi se me planifikim të mirë dhe mbështetje institucionale, bujqësia në Dollnen mund të shndërrohet në një burim të qëndrueshëm mirëqenieje për banorët.

“Realizimi i projekteve nuk do të mungojë, këtë e kemi dëshmuar si qeverisje VLEN. Blerim Islami është garancia që kjo rrugë do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh”, deklaroi Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More