Murtezani nga Nju Jorku: Integrimi evropian nuk është vetëm listë detyrash, por projekt i unitetit!

nga Redaksia

Nju Jork, 22 shtator – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kanë diskutuar për të ardhmen e rajonit në kuadër të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adrriatiko-Jonian.

“Sot nga Nju Jorku, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, diskutuam për të ardhmen e rajonit në kuadër të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko–Jonian (EUSAIR). Për mua, integrimi evropian nuk është vetëm listë detyrash, por projekt i unitetit. Si kryesuese me EUSAIR-in, Maqedonia e Veriut po investon në lidhshmëri, transformim digjital dhe në atë që të rinjtë dhe qytetarët të jenë bashkautorë të politikave. Çdo bashkëpunim i ri, çdo pengesë e larguar, është një hap më afër Evropës”, ka shkruar Murtezani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More