Musliu me kritika të ashpra ndaj Kurtit, i bën thirrje mërgatës: Nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat

nga D V

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka një mesazh për qytetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, mërgatën.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka radhitur disa pika duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për të cilën tha se “Kosova u bë gaz i botës”.

Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.

Kosova pati zero zhvillim ekonomik, Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve, Kosova nuk pati rritje të pagave, Kosova pati zero zhvillim në shendetësi, Kosova pati zero zhvillim në drejtësi, Kosova pati zero zhvillim në arsim, Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë  (me përjashtim të urës së famshme në Saradran), Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë, Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore, Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit. Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike”, ka shkruar Musliu.

Ajo gjithashtu iu ka bërë thirrje mërgatës që të mos lejojnë që e gjithë kjo të ndodhë në emrin e ture pasi siç u shpreh Musliu “ Nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More