Mustafa: LDK me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë fushatë

nga D V

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë fushatë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media ai tha se tubimet këto dy ditët e kaluara në Prishtinë, në Podujevë dhe Vushtrri,  tregojnë qartë që LDK është bërë një me popullin.

Ai theksoi se LDK-ja po prinë më 4-5 ngjarje çdo ditë duke arritur në çdo cep të Kosovës, në çdo anë të Kosovës. “Kjo nuk është vetëm një fushatë, por është një lëvizje për ndryshim e drejtuar nga Lumiri dhe ekipi ynë. Ne po punojmë pa u lodhur sepse konsiderojmë se Kosova ia vlen. LDK po udhëheq fushatën më intensive dhe më dinamike në Kosovë”, tha ai.

Mustafa ka prezantuar dhe agjendën e kandidatit të LDK-së për kryeministër, duke numëruar takim me banorët e Irzniqit, tubim elektoral në Gjakovë, takim me banorët e Korishës së Prizrenit, si dhe takim me banorët e Barilevës.

Ai tha se LDK-ja është bërë një me popullin dhe populli po e mbështet, prandaj sipas tij pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kjo parti do të udhëheq qeverinë e ardhshme, në krye me kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Mustafa ka theksuar se sjellja e Kurtit është pasojë e frikës, që sipas tij ai po ndjen nga informacionet që po merr në terren, të cilat, sipas tij, tregojnë se “në aspektin e votës, është në rënie të lirë.”

“Dënoj gjuhën e ulët që kryeministri aktual, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, drejton ndaj partive opozitare e në veçanti ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Siç e kam thënë edhe më parë, kjo është një shenjë paniku nga dëshpërimi për shkak të informacionit që i vjen nga terreni, nga qytetarët, se ai tashmë, në aspektin e votës, është në rënie të lirë.”, tha Mustafa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More