Ndalet rryma në QKUK, ShSKUK: Për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik

nga D. V.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike.

“Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së. Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment. Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”, njofton SHSKUK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More