Ndalohen dy persona në Kumanovë dhe Tetovë, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme

nga Xh M

Tetovë, 15 gusht – MPB njofton se janë ndaluar dy persona në Kumanovë dhe Tetovë për shkak se dyshohen se me qëllim kanë shkaktuar zjarr në hapësira të hapura.

“Më (14.08.2025) në orën 18:30, policia nga SPB Kumanovë kanë ndaluar S.S. (57) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Konkretisht, në lagjen Rajkova Kuka në drejtim të fshatit Nikulski Pat, ai shkaktoi një zjarr, gjatë të cilit u dogjën bar i thatë, një automjet pasagjerësh “Audi”, një shtëpi e braktisur dhe fusha.

Gjithashtu në orën 20:00, në vendin e quajtur Brest Atar në fshatin Çelopek, policia nga Departamenti i Policisë së Zherovjanit kanë ndaluar I.M. (41) nga fshati Çelopek për shkak të dyshimit për zjarrvënie të qëllimshme.

Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit, pas së cilës do të pasojë një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More