MPB njofton se policia ka ndaluar një 16-vjeçar nga Ohri për shkak se dyshohet se ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 12-vjeçare.
“Me datë 24.11.2025, në orën 10:00, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit se më 12.11.2025 kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 12-vjeçare nga Ohri, ndërsa një i mitur tjetër e ka xhirruar aktin.
Një 14-vjeçari nga Ohri i ka rënë në dorë ky material video, i cili e shantazhonte vajzën që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon. SPB Ohër po merr masa për gjetjen edhe të këtij të mituri.
Të miturës i është kryer ekzaminimi mjekësor, ndërsa nëpunësit policorë dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale të Ohrit, në prani të prindit, kanë kryer bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, kundër kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
