Ndërroi jetë hoxha i njohur nga Haraçina

nga Xh M

Haraçinë, 20 nëntor – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar me një postim publik pas lajmit për ndarjen nga jeta të hoxhës së nderuar të Haraçinës, Idriz Bajrami. Ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke e vlerësuar kontributin që Bajrami ka dhënë në komunitet.

„Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të hoxhës së nderuar të Haraçinës, Idriz Bajrami,“ shkruan Beqiri.

Në emër të tij dhe të institucionit që drejton, kryetari Beqiri shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe për të gjithë besimtarët që, siç theksoi ai, kanë vlerësuar lartë punën dhe kontributin e hoxhës Bajrami.

Në fund të reagimit të tij, Beqiri u lut për mëshirën e Allahut:
„Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.“

https://www.facebook.com/daut.beqiri.3/posts/25745835745013703?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More