Ndërron jetë Nexhbedin Ibraimi, ish zëvendës sekretar i Kuvendit

nga Xh M

Kërçovë, 17 nëntor – Nexhbedin Ibraimi nga Kërçova, ish zëvendës sekretar i Kuvendit sot ka ndërruar jetë. Këtë e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale miqtë dhe familjarët e tij.

Paska ndërruar jetë një mik i mirë, njeri punëtor, i përkushtuar dhe i zellshëm, Nexhbedin Ibrahimi nga Kërçova. Ai ishte një shembull i rrallë i përkushtimit ndaj punës dhe komunitetit, duke lënë pas një trashëgimi të ndritur të vlerave njerëzore. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij. Kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona. Qoftë i përjetshëm emri i tij.

Në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë Nexhbedin Ibraimi, ish-zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Nexhbedini Ibraimi lindi në vitin 1978, në fshatin Drogomisht i Madh i Kërçovës.

Ai i përfundoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup si student i dalluar, nga viti 2017 ai u zgjodh -zëvendës-sekretarë i përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të cilën detyrë e ushtroi deri në vitin 2024.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 18.11.2024 (e hënë) në varrezat e fshatit Drogomisht i Madh i Kërçovës

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More