Ndryshime në Ligjin për automjetet, stacionet për kontroll teknik do të japin vërtetim për veturë të regjistruar

nga D. V.

Shkup, 14 korrik – Propozim-ndryshimet e Ligjit për automjete me të cilat pritet të lehtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve sot e kaluan filtrin e kuvendit në Komisionin amë për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Kryetari i Komisionit, i cili njëherësh është edhe një nga propozuesit, Bojan Stojanovski sqaroi se ndryshimet janë bërë me qëllim që të thjeshtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve. Me ndryshimet u jepet mundësi stacioneve për kontroll teknik të japin vërtetim për veturë të regjistruar, në bazë të kritereve të përcaktuara më qartë, e cila do të identifikohet me vulën e lejes së komunikacionit. Propozohet gjithashtu regjistrim të bëhet në gjithë territorin e shtetit, ndërsa jo si deri më tani në afërsi të vendbanimit.

“Në bisedat me bashkëqytetarët tanë dhe me organizatat e përfshira në këtë ligj, arritëm në përfundimin se procesi i regjistrimit të automjeteve mund të jetë i ndërlikuar, veçanërisht për shkak të numrit të vogël të kryerësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme që punojnë në stacionet e kontrollit teknik, që do të thotë se edhe nëse procedura e kontrollit të automjeteve është përfunduar plotësisht, do të duhet të prisni disa ditë për të marrë një vulë në certifikatën e regjistrimit të automjetit, dhe për këtë arsye vendosëm të bëjmë disa risi”, tha Stojanovski.

Për këtë Propozim-ligj, siç informoi Stojanovski, nuk janë parashtruar amendamente në afatin e paraparë.

Në mbledhjen e 33-të të Komisionit kaluan edhe ndryshimet e Ligjit për metrologji në lexim të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More