Në Berovë sot në mëngjes më ftohtë me një gradë, më ngrohtë në Gjevgjeli me 16

nga D. V.

Shkup, 19 shtator  – Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, një gradë, ndërsa 16 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli. 

Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 sot në mëngjes janë matur edhe 3 gradë në Llazaropolë, 4 në Kodër të Diellit, 5 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 6 në Hanet e Mavrovës, 7 në Tetovë, Strumicë dhe Krushevë, 8 në Shtip, Prilep, Demi Kapi dhe Pretor, 9 në Shkup – Petrovec, 10 në Kumanovë dhe Vinicë, 11 në Ohër, 12 në Shkup – Zajçev Rid dhe 13 në Veles. 

Moti sot do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë. 

Në Shkup mot me diell me erë të lehtë deri mesatare, në disa pjesë të luginave erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 30 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More