Në burg prej shkurtit/ E dashura e Safet Bajrit bën kërkesën e papritur në GJKKO

nga L. M

Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit ka bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj.

Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet sot nga GJKKO, duke vendosur nëse ajo do vijojë të qëndrojë në qeli. Eria Ago dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More