Shkup,31 korrik – Seanca e sotme kuvedore dedikuar pyetjeve të deputetëve në vetë fillimin është ndërprerë dhe do të vazhdojë pas një ore me kërkesë të dpeutetëve të “Së Majtës”.
“Deputeto Sashko Jançev nga “Majta” në vërejtje procedurale kërkoi pauzë prej një ore për shkak se nga janari shërbimet kuvendore nuk i kanë dorëzuar përgjigje deputetes Jovana Mojskovska për shpenzimet e rrugëve të deputetëve për vitin 2024.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u përgjigj se nuk është e vërtetë kjo që e thotë Jançev dhe se është thënë disa herë, por se kanë të drejtë pauze prej një ore.
Kuvendi duhet të vazhdojë me punë në ora 12:05.