Në Gostivar mbi 70 vendime pune në arsim, administratë dhe Njësinë e Zjarrfikësve

nga Xh M

Gostivar, 11 prill – Komuna e Gostivarit ka dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënësit, punonjësit e administratës komunale si dhe për zjarrfikësit, që nga fillimi i vitit 2025. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Valbon Limani, i cili theksoi se shumica e vendimeve janë dhënë për sektorin e arsimit, konkretisht për shkollat fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra.

“Bëhet fjalë për punonjës të arsimit që kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe që tashmë do të kenë siguri më të madhe në vendet e tyre të punës. Kjo është një mënyrë për të rritur stabilitetin dhe motivimin në sektorin arsimor,” deklaroi Limani.

Ndërkohë, në administratën komunale dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit janë dhënë gjithsej 20 vendime pune. Kryetari i komunës nënvizoi se këto vendime janë dhënë për të gjithë ata punonjës që kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në institucionet përkatëse.

“Vlerësojmë punën dhe përkushtimin e të gjithë të punësuarve, dhe si komunë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë të gjithëve që kontribuojnë ndershmërisht. Vendime të tjera do të ketë edhe në periudhën në vijim”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More