Në intervistën për tifozët e Juventusit, Edon Zhegrova zbulon se talenti i tij i fshehtë është muzika

nga D. V.

Edon Zhegrova është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventusit, duke shënuar kështu një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive.

Edhe pse rruga deri këtu ka qenë e gjatë, Edoni, që vjen nga Kosova, ka dëshmuar se me talent, punë dhe përkushtim mund të kapërcehen të gjitha kufijtë.

Në intervistën e tij të parë për klubin e ri, ku u prezantua për tifozët e Juventusit, sulmuesi anësor ndau një detaj interesant që deri tani nuk e kishte zbuluar: talenti i tij i fshehtë është muzika. Kjo përgjigje erdhi si pjesë e një vargu pyetjesh që iu drejtuan gjatë prezantimit, ndërsa ai mbante me krenari fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër”.

Ky pasion për muzikën nuk është befasues, duke pasur parasysh që edhe motra e tij, Valza Zhegrova, ka qenë këngëtare për një periudhë të shkurtër, ndonëse tashmë është larguar nga skena muzikore.

Edoni u zbulua fillimisht në Kosovë, ku talenti i tij në futboll nuk kaloi pa u vënë re.

Foto: Edon Zhegrova / Instagram

Tani, si pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, ai do të mbajë fanellën me numrin 11, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More