Në Koçan sot do të mbahet protesta e 28, “Marshi për engjëjt”

nga Xh M

Shkup, 25 tetor – Sot, me fillim nga ora 15:05, në qytetin e Koçanit do të zhvillohet marshi protestues i 28-të “Për engjëjt”, në mbështetje të familjeve të viktimave të zjarrit në lokalin “Puls”, si dhe për drejtësi për 63 viktimat e tragjedisë së Koçanit.

Marshi do të nisë nga “Parku i Revolucionit”, do të kalojë përmes qendrës tregtare dhe do të vazhdojë deri te ndërtesat e Administratës së të Ardhurave Publike dhe të policisë së Koçanit.

Më pas, pjesëmarrësit do të marshojnë drejt rrethrrotullimit pranë urës së dyfishtë, ku do të bëhet një ndalesë e shkurtër dhe bllokadë nga të dy anët e rrugës.

Pas kësaj, turma do të vazhdojë drejt ndërtesës së Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Publike në Koçan, për t’u kthyer më pas përsëri te “Parku i Revolucionit”.

Ndërkohë, seanca e parë gjyqësore për tragjedinë e Koçanit është caktuar për datën 19 nëntor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More