Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

nga D V

Shkup, 26 dhjetor – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisionie – Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisionit juridiko-ligjvënës.

Anëtarët e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për muzetë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë botuese, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë filmike, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të Qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e monumentit të Krushevës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të Qytetit të Kratovës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Manastirit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë, të gjitha në lexim të dytë.

Në rendin e ditës së Komisionit juridiko-ligjvënës janë 50 pika – Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror të Popullsisë, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për disiplinë financiare, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për taksa administrative, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore – Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbikëqyrjen e sigurimit, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për revizion shtetëror, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike – Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit doganor, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për administrimin e sigurimit social, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për avancimin e shërbimeve sociale, të gjitha në lexim të dytë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More