Në mëngjes mot i freskët, gjatë ditës me diell

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.

Edhe në Shkup në mëngjes do të jetë më freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë për këtë periudhë të vitit. Nga e enjtja do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Temperatura e ditës do të jetë në rënie. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More