Në qershor janë dhënë 213 leje ndërtimi

nga Redaksia

Shkup, 15 gusht – Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në qershor të vitit 2025 është rritur për 15.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Gjatë muajit qershor të vitit 2025 janë dhënë 213  leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  4 857 279 mijë denarë, që është për  47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 120 (56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 (17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 (26.3 %) për objektet për rikonstruim. 

Nga gjithsej 213 të objekteve, tek 110 ( 51.6 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 103 ( 48.4 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 260 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 680 m2.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More