Shkup, 11 gusht – Në qershor të këtij viti në vend kanë qëndruar 126.415 turistë, prej të cilëve 20,1 për qind janë vendor, ndërsa 79,9 për qind të huaj, të cilët realizuan gjithsej 243.157 bujtje. Prej bujtjeve 26,7 për qind janë realizuar nga turistët e vendit, ndërsa 73,3 për qind nga turistët e huaj.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri më i madh nga turistët e huaj në qershor – 34.366 janë nga Turqia, pas çka vijon Serbia me 8.897, Gjermania me 8.011 dhe Holanda me 3.604 turistë.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur me 13,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tek turistët vendorë kishte ulje prej 2,5 për qind, ndërsa tek të huajtë kishte rritje për 19,7 për qind. Rritje prej 8,5 për qind krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2024 ka dhe tek numri i bujtjeve, me ç’rast tek turistët vendorë ka ulje për 1,1 për qind, ndërsa tek të huajt ka rritje për 13,3 për qind.
