Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga pasditja e së mërkurës deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16 sosh.

Procesi i rinumërimit të këtyre kutive atje po vazhdon pas vendimit të djeshëm të KQZ-së.

“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”.

“Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 12 tetorit u votua në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjen e kryetarëve si dhe për asamble.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More