Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do të bëhet me muze për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës

nga D V

Kosova së shpejti do të bëhet me muze për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës.

Kështu ka njoftuar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se për këtë kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Gjermaninë, transmeton Telegrafi.

“Së bashku me Ambasadorin Gjerman në Kosovë Rohde nënshkruam sot në zyret e Fondacionit Jahjaga marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë. Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit”, ka pohuar ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se “ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend u premtoj që çdoherë do jem pranë tyre”.

“Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More