Shkup, 19 gusht – Sot në lokalitetin arkeologjik Skupi u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Arkeologjik gjerman, i përfaqësuar nga Komisioni romako-gjerman.
Ministri i Kulturës shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i vendosur, duke theksuar rëndësinë e tij strategjike.
“Arkeologjia është një segment i rëndësishëm i mozaikut kulturor dhe historik të vendit tonë dhe përfaqëson një trashëgimi të paçmuar për brezat e ardhshëm. Ne jemi të detyruar ta hulumtojmë, mbrojmë dhe afirmojmë atë trashëgimi sepse çdo gjetje arkeologjike është një lidhje e gjallë midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes”, tha ministri.
Bashkëpunimi do të mundësojë shkëmbimin e njohurive, metodologjive dhe kërkimeve të përbashkëta, të cilat pritet të çojnë përpara standardet shkencore dhe promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore maqedonase.

“Ky memorandum përfaqëson një bazë të fortë për përparimin e afirmimit profesional dhe shkencor të zbulimeve tona arkeologjike, përmes zbatimit të parimeve metodologjike moderne, përpunimit të provave materiale dhe promovimit të tyre në një kontekst ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit kulturor si një nga drejtimet strategjike të politikës kulturore evropiane në shekullin e 21-të, dhe kështu vendet arkeologjike do të fitojnë një dimension të ri – jo vetëm si shkencore, por edhe si atraksione turistike që i tregojnë botës historinë e vendit tonë”, theksoi ministri.
Zëvendësdrejtori i Institutit Arkeologjik gjerman, Lukas Verter, theksoi se bashkëpunimi do të bazohet në kërkime shkencore që më pas do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë lokalitet.
“I gezohemi aktiviteteve tona të përbashkëta në këtë lokalitet, i cili ka shumë gjëra të fshehura që duam t’ua zbulojmë njerëzve dhe të ndërtojmë kapacitetet e Skupit”, tha ai. Përveç kësaj, u nënshkrua një dokument i dytë nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, me të cilin fillojnë hapat e parë konkretë drejt realizimit të këtij bashkëpunimi. Pritjet janë që partneriteti të kontribuojë edhe në zhvillimin e turizmit kulturor, duke i pozicionuar vendet arkeologjike si destinacione tërheqëse në hartën kulturore evropiane.
