Nënshkruhet Memorandumi që Fuqizon Rolin e Vullnetarëve në Menaxhimin e Krizave

nga D. V.

Shkup, 15 korrik – Sot u nënshkrua një Memorandum i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), e udhëhequr nga drejtori Muhamed Ali, dhe Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve “Bajram Miftari – Çair”, me kryetar Artan Demirin.

Ky partneritet synon të rrisë efikasitetin në reagimin ndaj situatave të krizës përmes një koordinimi më të mirë institucional dhe përfshirjes aktive të vullnetarëve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

> “Qytetarët dhe vullnetarët janë shtylla kyçe e një sistemi të fortë për menaxhimin e krizave. Përmes këtij bashkëpunimi, forcojmë kapacitetet tona për të garantuar një reagim më të shpejtë dhe më të organizuar në raste emergjente,” theksoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.

Memorandumi përfshin angazhime konkrete për trajnime të përbashkëta, ndarje të informacionit në kohë reale, dhe aktivizimin e resurseve njerëzore dhe teknike në situata të rrezikut të lartë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të sigurt dhe më të përgatitur në rast të fatkeqësive natyrore apo krizave të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More