Nesër 1 vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite për Marjo Perlleshajn

nga L. M

Pak orë para një vjetorit të vrasjes së Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij, prokuroria e kryeqytetit shpalli pretencën për autorin e sulmit me armë të ftohtë  ndodhur në shkollën Fan Noli.

Prokurorja e çështjes kërkoi dënimin me 25 vite burg të Mario Përlleshajt dhe i sugjeroi gjykatës që të aplikojë kodin për fëmijët që do të thotë me zbatimin e kodit për autorë që janë nën apo 14 vjeç, gjykata nuk mund ta cilësojë Perlleshajn  fajtorë dhe ta dënojë më tepër se 12 vite burgim për shkak të moshës së mitur.

Mario Përlleshaj akuzohet për vrasje për shkak të cilësive të veçanta të Martin Canit që është cilësia e të miturit si dhe plagosjen e një tjetër fëmije.

Përlleshaj mbahet në institutin e të miturve në Kavajë dhe i është drejtuar tre gjykatave për ti ndryshuar masën e arrestit, kërkesa që u refuzuan. Nga nisja e procesit në gjykatën penale seksioni i të miturve, seancat janë mbajtur me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur edhe të të akuzuarit edhe të të plagosurit.

Dëshmitarët kanë treguar se si fëmijët ishin grindur pak ditë mbas sulmit me thika ndodhur në afërsi të shkollës. Ndërsa prokuroria dorëzoi të akuzuar Përlleshajn, dhe veçoi hetimet për shpërdorim detyre për stafin  e shkollës që nënvlerësoi situatën dhe nuk mori masa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More