Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trump, presidenti: Jam i bindur se paqja në Gaza do të arrihet shumë shpejt

nga Xh M

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë dhe është pritur nga Presidenti Donald Trump.

Kjo shënon vizitën e katërt të Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë armëpushimin në Gaza dhe marrëveshjen për pengjet.

Trump, duke përshëndetur kryeministrin Netanyahu, tha se është “shumë i bindur” se paqja mund të arrihet shpejt në Gaza.

Trump e tha këtë teksa shtrëngonte dorën e Netanyahut në portikun e Krahut Perëndimor. Të dy udhëheqësit do të takohen në Zyrën Ovale këtë mëngjes përpara se të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa Trump shprehu besim në arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura, Netanyahu qëndroi pranë duke buzëqeshur.

Ai nuk u përgjigj kur u pyet nëse ishte dakord.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More