Nga 0 në 8 milion denarë/ Haraçina: Prej shembullit të keq, në storje suksesi

nga Xh M

Shkup, 6 korrik – Nga një komunë që shihej si shembull i keq dhe mbushte portalet, në komunë funksionale. Komuna e Haraçinës ka krijuar sistem për mbledhjen e tatimeve të pronës. Prej 8 milion denarëve që mund ti arkëtoj, ka mbledhur 6.

Nga një komunë që nuk kishte fare sistem për mbledhjen e tatimëve për pronë….

“Komuna nuk ka pasur sistem, nuk ka pasur softver për regjistrimin e pronës, asnjë shtëpi nuk ka qenë e regjistruar në softverin e tatimit të pronës”, tha Ridvan Ibrahimi, Kryetar i Komunës së Haraçinë

Në komunë që po mbledh miliona denarë.

“Me marjen e mandatit ne e rregulluam. Formuam ekipt, dhe vizituam shtëpi për shtëpi. Në nivel vjetor, janë më tepër se 8 milion denarë, që mund të arkëton komuna e Haraçinës mbi tatimin e pronës. Në vitin 2023 kemi aritur më tepër se 6 milion denarë të arkëtojm”, tha Ibrahimi.

Të ndihmuar nga USAID, kjo komunë që merrej si shembull i keq me vite, arriti që të regjistroje mbi 2 675 prona, e tashmë 1256 nga numri i përgjithshëm kanë përbushur obligimin ligjor dhe kanë paguar tatimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More