Nga 1 nëntori, makinat elektrike do ta paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë elektrike

nga L. M

Ata që kanë një makinë elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ç mimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë.

“U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat orare në të cilat do të aplikohet çmimi i energjisë aktive në pik janë si më poshtë: • Për periudhën 1 nëntor – 31 mars: Ora 18:00 – 22:00. Për periudhën 1 prill-31 tetor: Ora 19:00 – 23:00”, thuhet në vendimin e ERE.

Më së shumti nga ky vendim preken taksitë, pasi është përhapur përdorimi i mjeteve elektrike, gjë që mund të reflektohet edhe në shtrenjtim të çmimit për transportin e qytetarëve. Aktualisht në vend janë të regjistruara mbi 7 mijë makina elektrike në vend, si dhe janë 4300 te tjera hibride benzinë-elektrike dhe gati 2300 mjete naftë-elektrike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More