Nga e diela ftohje e motit me shi, borë dhe erë

nga D. V.

Shkup, 4 prill – Të dielën do të ketë paraqitje të masës ajrore të ftohtë nga veriu e cila do të shkaktojë ndryshim të ndjeshëm të motit, njofton DPHM-ja.

Moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës. Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet shtresë dëbore (10 deri 15 cm). Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior (mbi 70 km/h.) dhe temperaturat ndjeshëm do të bien.

Të hënën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior si dhe do të ketë paraqitje të borës së dobët. Më pas do të mbajë mot stabil me erë dhe temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More