Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 28 mars – Llogaritja verore e kohës fillon këtë fundjavë, natën e së shtunës drejt së dielës, ku në orën 02:00, akrepat e orës do të zhvendosen një orë para dhe në vend të 02:00 do të zhvendosen në 03:00.

Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit edhe atë: fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon ora dimërore.

Këtë vit, llogaritja verore do të zgjasë deri më 26 tetor në orën 3 të mëngjesit.

Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës. (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje të datave evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More