Nga kamioni gjuajtën me armë, policia jep detaje për rastin në Klinë

nga D. V.

Dy persona teka ishin në lëvizje me kamion kanë gjuajtur me armë në fshatin Caravik të Klinë. Policia nuk ka bërë të ditur se në drejtim të sa personave kanë gjuajtur, veçse ka thënë se tashmë të arrestuarit kanë shtënë në drejtim të viktimave meshkuj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me armë zjarri kishin shtënë disa herë në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë, për deri sa ishin në lëvizje me kamion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More