Nga nesër deri të hënën shi, bubullima dhe më freskët

nga D. V.

Shkup, 25 shtator – Sot në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme afatshkurte dhe bubullima të rrala. Nga nesër deri të hënën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe do ketë ndryshim më të madh të motit, njoftoi DPHM.

Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të jenë vërshuese dhe më intensive (mbi 20l/m2), të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura diutore do të bjerë për 8 deri në 10 gradë krahasuar me ditën e sotme.

Në Shkup, nga dita e nesërme deri të hënën do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës do të mbajë mot jostabil me reshje intensive të shiut, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More