Nga shtatë anëtarët e zgjedhur në Bordin të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik , asnjëri nuk është shqiptarë!

nga Redaksia

Shkup, 24 korrik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime. Në mesin e atyre është edhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga ajo që shihet në komunikatën e Qeverisë, raporton SHENJA, nga shtatë anëtarët e zgjedhur të rinj asnjëri nuk është shqiptarë.

Është shkarkuar kryetarja Monika Mlladenoviq dhe anëtarët: Fatlume Rexha Lusjani, Natasha Geshkoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlia.

Janë emëruar: Ivo Nikollov, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për periudhë prej tre viteve, ndërsa Nada Cvetkoska, Marjana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për periudhë prej dy viteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More