Nick Jonas zbulon se u përball me shumë pyetje të pakëndshme: Në moshën 15 vjeç, më duhej të flisja për intimitetin

nga D. V.

Nick dhe Joe Jonas kanë zbuluar se janë përballur me pyetje të pakëndshme në lidhje me jetën e tyre seksuale në ditët e para të karrierës së tyre.

Gjatë një paraqitjeje në podkastin “Podcrushed” të Penn Badgley, ata kujtuan se iu desh t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me vendimin e tyre për të mbajtur unaza virgjërie dhe për të pritur deri në martesë për të kryer marrëdhënie intime

Joe tha se disa gazetarë e kërcënuan se do të shkruanin se ai dhe vëllai i tij ishin pjesë e një “sekti” nëse nuk donin të flisnin për pikëpamjet e tyre mbi këtë temë. Ai thekson se pyetjet dolën në pothuajse çdo intervistë.

Foto: Nick Jonas/Instagram

“Nuk ishim vetëm ne. Ishte një brez i tërë të rinjsh që po zhvilloheshin. Sa i përket unazave të virgjërisë, kjo është e zakonshme në komunitetin tonë kishtar, ne thjesht donim të prisnim personin e duhur”, pohojnë vëllezërit.

Ata vunë re se në atë kohë ishin rreth 15-16 vjeç dhe nuk donin të diskutonin për këtë temë, por presioni ishte vazhdimisht i pranishëm.

Vëllezërit Jonas zbuluan se atyre shpesh u bëheshin pyetje rreth seksit, fesë dhe vetë krishterimit.

“Ndiheshim të shtyrë të jetonim këto jetë për të cilat ua tregonim gazetarëve. Ishte në shtyp dhe menduam se duhej ta bënim përgjithmonë”, thanë ata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More