Nis samiti BE-BA, ndërsa kontinentet synojnë bashkëpunim më të ngushtë

nga D. V.

Udhëheqës nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan nisin sot në Angolë një samit dyditor, ndërsa diplomacia ndërkombëtare mbetet e përqendruar në kontinentin afrikan.

Ky është samiti i shtatë BE-BA dhe vjen menjëherë pas samitit të G20-s në Johanesburg, të parit të mbajtur ndonjëherë në tokë afrikane.

Bisedimet atje u dominuan nga diskutimet intensive për planin e diskutueshëm amerikan për paqen në Ukrainë , çështje që pritet të ndikojë edhe samitin e Luandës, pasi liderët evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, pritet të vazhdojnë konsultimet për luftën edhe në kuadër të këtij  takimi.

Në ditën e parë, përfaqësuesit e BE-së dhe AU-së do të diskutojnë një sërë temash, si paqja, siguria, bashkëpunimi shumëpalësh, migracioni, lëvizshmëria dhe prosperiteti, përpara se të publikojnë nesë një deklaratë të përbashkët të martën.

BE-ja aktualisht ka 12 misione civile dhe ushtarake në kontinentin afrikan, përfshirë në Libi, Mali, Somali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, të fokusuara në luftën kundër terrorizmit, rritjen e stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve.

Të dyja palët synojnë të zgjerojnë edhe më tej bashkëpunimin në fusha të tjera, 25 vjet pas samitit të parë BE-BA të mbajtur në Kajro në vitin 2000.

Sipas të dhënave të BE-së, blloku evropian mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar i Afrikës, ndërsa kombet afrikane së bashku janë partneri i katërt më i madh tregtar i BE-së.

Në vitin 2023, BE-ja ishte furnizuesi kryesor i investimeve të huaja direkte në Afrikë, me rreth 239 miliardë euro (275 miliardë dollarë), sipas Komisionit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More