Një deklaratë ushtarake tha se një avion stërvitor Alpha Jet, i përdorur për trajnimin e pilotëve, u rrëzua gjatë një misioni rutinë stërvitor, duke vrarë pilotin dhe bashkëpilotin e tij. Ushtria vuri në dukje se të dy oficerët ishin në një fluturim stërvitor kur rrëzimi ndodhi në rrethana që ende po hetohen, raporton Anadolli, përcjell KosovaPress. Ushtria shtoi se është formuar një komision i posaçëm për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

nga Lina Muslija

Komisioni Evropian deklaroi të hënën se platforma kineze e tregtisë elektronike Temu ka shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), pasi nuk ka vlerësuar siç duhet rreziqet që lidhen me shitjen e produkteve të paligjshme në faqen e saj të internetit.

Gjetjet paraprake janë pjesë e një hetimi të nisur në tetor 2024, që synon të garantojë një mjedis të sigurt për blerjet online brenda Bashkimit Evropian.

Sipas Komisionit, ka një rrezik të lartë që konsumatorët europianë të përballen me produkte të rrezikshme dhe të paligjshme në Temu, përfshirë lodra për foshnje me përbërës toksikë dhe pajisje elektronike që nuk respektojnë standardet e sigurisë. Komisionerja për Teknologjinë, Henna Virkkunen, tha se “Temu është larg standardeve të vlerësimit të rrezikut të kërkuara nga DSA-ja” dhe nënvizoi se siguria e konsumatorëve në internet “nuk është e negociueshme” në BE.

Vlerësimi i rrezikut i Temu-së në tetor 2024 u cilësua si i pasaktë, pasi bazohej në të dhëna të përgjithshme dhe jo në analiza specifike të tregut të saj, duke çuar kështu në masa të pamjaftueshme për ndalimin e produkteve të paligjshme. Nëse shkeljet konfirmohen, Komisioni Evropian mund t’i vendosë kompanisë një gjobë deri në 6% të të ardhurave të saj vjetore globale.

Temu ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin. Përveç produkteve të paligjshme, BE po shqyrton edhe përdorimin nga ana e Temu-së të elementeve dizajnuese që nxisin varësinë, mungesën e transparencës në sistemet e rekomandimeve dhe aksesin e kufizuar në të dhëna për studiuesit.

Hetimi është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të BE-së për të vënë nën kontroll platformat e mëdha online, si pjesë e zbatimit të DSA-së që hyri në fuqi në shkurt 2024. Kompanitë e tjera nën hetim përfshijnë X, Facebook, Instagram, Shein dhe AliExpress, por ende asnjë rast nuk është mbyllur përfundimisht.

Organizata BEUC dhe grupet kombëtare të mbrojtjes së konsumatorëve kanë ofruar prova për praninë e produkteve të rrezikshme në platformën Temu. Ato përfshijnë lodra me pjesë të vogla që mund të shkaktojnë mbytje, llamba që japin goditje elektrike dhe helmeta biçikletash pa mbrojtje efektive.

Temu është gjithashtu subjekt i një hetimi të veçantë për mbrojtjen e konsumatorit, që vë në pikëpyetje praktika të tilla si zbritjet mashtruese dhe vlerësimet e rreme të produkteve. Komisioni thekson se veprime të tilla minojnë besimin e konsumatorëve dhe shkelin rregullat e tregut të drejtë në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More