Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

nga Xh M

Në fshatin Obranq të Podujevës një grua ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër nga frika e shkaktuar nga ndjekja e qenve.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

Ai bëri të ditur se gruaja nuk ishte kafshuar nga qentë, por kishte përjetuar një tronditje të fortë që i shkaktoi sulmin në zemër.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia.

“Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne e kemi rianimuar, e kemi kthyer prapë në jetë, por pas gjysmë ore ka vdekur”, ka thënë Beqiri.

Beqiri tutje ka shtuar se nuk ka të dhëna të sakta për moshën e viktimës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More