Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës mes një autobusi dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën kurse pesë të tjerë janë lënduar.
Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Spitali i Pejës ka shtuar se për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, do të informojë opinionin publik me kohë.
Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore.

