Një këmbësor goditet për vdekje në Fushë Kosovë

nga Xh M

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës.

Hoxha ka njoftuar se rruga Prishtinë-Pejë është e mbyllur përkohësisht, dhe se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Pamjet e Kallxo nga vendi i ngjarjes, tregojnë praninë e disa veturave policore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More