Një kërkim për një të dyshuar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat të Gjermanisë

nga D. V.

Një kërkim për një të dyshuar është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë perëndimore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari u largua kur oficerët arritën në vendngjarje në Weitefeld, Westerwald, dhe është në arrati, tha një zëdhënës i policisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit.

Viktimat ishin një familje, tha policia, dhe përfshin një burrë 47-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar.

Policia këshilloi banorët në zonën përreth të qëndrojnë në shtëpi.

Gazeta gjermane Bild raportoi se një forcë speciale, përfshirë edhe një helikopter policie.

Weitefeld, i cili ka një popullsi prej rreth 2,200 banorësh, u rrethua dhe automjetet që hyjnë dhe dalin po kontrolloheshin.

Kryebashkiaku i Weitefeld, Karl-Heinz Kessler tha se ai kurrë nuk mund të “e kishte imagjinuar një akt të tillë” në komunitetin e tij të vogël.

“Ju i njihni njerëzit këtu në fshat”, tha ai për Der Spiegel.

Ai shtoi se viktimat dhe i dyshuari ishin banorë të vjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More