Një lutje për spin doctor-at e BDI-së

nga Xh M

Shkup, 25 janar – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar BDI dhe ata që shkruajnë komunikata duke i quajtur spin doctor-a.

Izet Mexhiti

Luten spin doctor-at e BDI-së aktualisht në arratisje nga drejtësia, të ndalojnë me manipulimin dhe shtrembërimin e fakteve. Në vend të keqinterpretimit të qëllimshëm të sondazheve, ata shqiptarëve ua kanë për borxh t’u tregojnë se sa para kushtoi liria e Sasho Mijallkovit dhe e Nikolla Gruevskit.

E kuptoj se duke qenë 100% të përkushtuar në biznesin e kazinove, fatin e shqiptarëve e kanë trajtuar vetëm si përqindje në tavolinën e kumarit dhe asgjë më shumë. Prandaj edhe jeni bërë gaz i botës e turpi i shqiptarëve. Sot u kapët në rrenë dhe në vend se të ulni kokën, vazhdoni të bëni zhurmë. Po çka është turpi për rezilin?!

Ndërkohë, largimi i aktivistëve dhe votuesve të ndershëm nga partia e listës së zezë BDI dhe aderimi në Lëvizjen Demokratike po vazhdon me tempo të fuqishme dhe të fortë.

Veç rrini rahat.

https://www.facebook.com/share/p/12EG9W4kS9r/?mibextid=WC7FNe

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More