Historia e dashurisë mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit dukej se do të zgjaste shumë, pasi pavarësisht kundërishtive dhe diferencës në moshë, vendosën të qëndronin krah njëri-tjetrit.meritoni ilnisa1
Por vetëm pak javë pas daljes nga BBV, dyshja zgjodhën të ndanin rrugët mes tyre duke i dhënë fund marrëdhënies, ndërsa ish-çifti vendosën të mos komentonin.
I ftuar në “Goca dhe Gra”, Meriton Mjekiqi u pyet lidhur me romancën e tij me Ilnisën, por ky i fundit e injoroi duke vendosur të mos përgjigjej.
Pas reagimit të moderatorit, për herë të parë gazetarja vendosi të fliste për ndarjen duke u shprehur se marrëdhënia ka përfunduar 1 vit më parë.
Megjithatë u shpreh se nuk është penduar për romancën me Meriton Mjekiqin.
“Është një raport që ka përfunduar para 1 viti, rrotullohet brenda një vorbulle brenda një gote uji, nuk bëhem pjesë e kësaj.
Historia ka përfunduar dhe s’ka nevojë për koment. Dashuria zgjat ose përgjithmonë, ose në fundjavë. Kjo e imja nuk kapi as të shtunën, kështu që të dielën bëra plane të tjera.
Nuk shquhem si njeri që pendohem”, u shpreh gazetarja.
