Një shtetas i Maqedonisë gjendet i vrarë në Gjermani

nga I Z

(Foto Arkiv)

Bremen, 25 shtator
– Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur javën e kaluar tek varrezat në Bremen të Gjermanisë dhe meqenëse trupi kishte plagë me thikë, u konstatua se bëhet fjalë për një vrasje klasike.

Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, ka mbetur i vrarë personi I. D. (41), i cili ishte i njohur edhe më parë për policinë, për ndjekje të ish-partneres së tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Vizitorët në varreza e gjetën trupin e tij në mes varreve dhe menjëherë thirrën policinë. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ishte i veshur me pantallona ngjyrë gri, një xhaketë të kuqe dhe çizme të zeza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More