Një vajzë 22-vjeçare ka raportuar se është fotografuar pa pëlqimin e saj deri sa po bënte dush në një konvikt në Shkup

nga Xh M

Shkup, 18 tetor – Një vajzë 22 vjeçe që po qëndronte në një konvikt në Shkup, pa denoncuar në polici një rast, ku ka raportuar se ajo është fotografuar deri sa po bënte dush, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa deri tani është ndaluar një person.

“Më 16.10.2025, në orën 20:10, në SPB Shkup, një vajzë 22-vjeçare nga Prilepi, e cila qëndronte në një konvikt studentor në zonën e Karposhit, raportoi se rreth orës 17:00 të së njëjtës ditë, ndërsa po bënte dush, kishte vënë re një telefon mbi paravanët. Sipas raportit, A.M. (22) nga Bogdanci i kishte thënë se ai i kishte bërë fotografitë. Personi u shoqërua në stacionin policor, ku i janë konfiskuar laptopi dhe kompjuteri. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More