Një vit pas shpërthimit, kanali i Ibër Lepencit dëmtohet sërish nga persona të panjohur – Policia jep detaje

nga D. V.

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar sërish.

Në raportin e PK’së theksohet se dëmtimi është bërë nga persona të panjohur.

‘’ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS

Zubin Potok  22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)’’, thuhet në raportin e PK’së.

Ndryshe, për shkak të një shpërthimi, kanali Ibër-Lepenc, ishte dëmtuar edhe një vit më parë. Më saktësisht, shpërthimi ndodhi me 29 nëntor, 2024, rast të cilin, Kosova e cilësoi si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More