Shkup, 9 tetor – Në 15 tonë speca të kuq të eksportuara nga vendi ynë drejtë Kroacisë është gjetur nivel i lartë i pesticidit të ndaluar “Methomil”, i cili është toksik për njerëzit. Eksportuesi i specave të ajvarit nuk është prodhues i specave, por i ka blerë nga kompani të ndryshme, të cilët kompani i blejnë nga prodhues individualë.
Sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, në njoftimit zyrtar të marrë nga Kroacia, në mostër është konstatuar prania e substancës aktive Methomil në sasi prej 0.049 mg/kg. Por nuk dihet ende nëse specat janë tërhequr nga tregu apo janë asgjësuar.
“Dërgesa me spec të kuq të freskët është eksportuar më 09.09.2025, dhe pas kontrollit të kryer në pikën kufitare në hyrje në Kroaci nuk është ndaluar, dhe asaj i është lejuar hyrja në Kroaci. Mostra për analizë është marrë më 23.09.2025 nga rrjeti i shitjes me pakicë, ndërsa informacioni nga sistemi RASFF është pranuar më 03.10.2025. Specat nuk janë kthyer në Maqedoni, por nuk kemi informacion në lidhje me veprimin e shërbimeve inspektuese Kroate, nëse specat janë tërhequr nga tregu apo janë asgjësuar”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror të Bujqësisë.
Nga Inspektorati Shtetëror të Bujqësisë shtojnë se inspektorët fitosanitarë kryejnë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme në pjesën e importit, shpërndarjes dhe përdorimit të produkteve fitofarmaceutike, përkatësisht, kontrolli kryhet në pika kufitare, në magazina, barnatore bujqësore si dhe te prodhuesit individualë bujqësorë. Por sa janë të sigurta specat në tregun tonë? Sipas Dragi Dimitrievskit, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, ushqimet që konsumojmë nuk janë të pasigurta, por ka ende hapësirë për përmirësime
“Nuk mendojmë se hamë ushqim të pasigurta. Çdoherë në prapavijë të këtyre punëve unë shoh një tjetër gjë dhe mendoj se jo çdoherë është situata reale pasi barrierat jo tarifore që i vendosin shtetet, shpesh janë në drejtim të favorizimit të prodhimit vendor duke mos mundur nëpërmjet doganës veprojnë me veprime të këtilla. Nuk pohoj pasi s’jam i njoftuar me rastin plotësisht por ka edhe gjëra të tilla”, tha Dragi Dimitrievskit – Profesor në fakultetin e bujqësisë.
Sipas Inspektorati Shtetëror të Bujqësisë, produktet fitofarmaceutike që përmbajnë substancën aktive Methomil janë të ndaluara për import, shitje dhe përdorim, dhe nëse konstatohet prania e këtyre produkteve, merren masa përkatëse ndëshkuese. /Alsat/