“Nuk është mjaftueshëm inteligjent” – Guardiola e mori për ta zëvendësuar Rodrin, tani e sheh vetëm si mbrojtës krahu

nga D. V.

Pep Guardiola ka vendosur të transformojë Matheus Nunesin nga mesfushor në mbrojtës të krahut, një vendim që ka shkaktuar debate.

Braziliano-portugezi i blerë me 62 milionë euro për të zëvendësuar Rodrin, po përshtatet me një rol të ri në Manchester City, pasi sipas trajnerit Pep Guardiola, ai nuk është mjaftueshëm inteligjent. Ai e kishte ofruar lojtarin si zëvendësim për Rodrin.  

“Ai mund të bëhet një mbrojtës i djathtë i mirë për shkak të fizikut të tij. Unë mendoj se ai nuk është një lojtar për të luajtur në qendër, sepse ai nuk është mjaftueshëm inteligjent dhe nuk ka qetësinë e nevojshme”, deklaroi Guardiola për Matheus Nunes pas barazimit 0-0 kundër Manchester United. 

Guardiola mbrojti vendimin e tij për të transferuar në krah Matheus Nunes, i cili është 26 vjeç dhe ka luajtur 26 ndeshje për Portugalinë. 

“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe po mëson shumë. Ai e ruajti Bruno Fernandezin mirë, kishte dy ose tre harkime. Ai di të luajë në atë pozicion dhe ka ndihmuar shumë”. 

“Kur e nisëm sezonin dhe thashë se do të luanim me Matheusin në krahun e djathtë dhe Nico O’Reilly në të majtën, ju më thatë”, deklaroi Guardiola. 

Matheus Luiz Nunes lindi në Rio de Janeiro (Brazil) më 27 gusht 1998 dhe në moshën 12 vjeçare u transferua në Ericeira në Portugali. 

“Jam rritur pa baba. Jetoja në një favelë dhe kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë. Nuk e mendoja se do të bëhesha lojtar… Në pastiçeri fillova të marr përgjegjësi dhe kuptova se ka rregulla për t’u ndjekur”, shpjegoi ai në një intervistë për ‘Record’ . 

Ai filloi të luante futboll për Ericeirense ndërsa ndihmonte në furrën e familjes dhe më vonë nënshkroi për Grupo Desportivo Estoril Praia. 

Në janar 2019 ai nënshkroi për Sporting dhe në qershor 2022 u transferua te Wolverhampton Wanderers në Ligën Premier.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More